Që nga fillimi i vitit shkollor 2023 – 2024, në kabinetin dentar të shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” në Tiranë, pajisur me aparatura bashkëkohore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë kryer trajtime parandaluese (fluorizime, silanime, pastrime dhëmbësh, mbushje dhëmbësh të prishur). Kështu jo vetëm parandalojmë e trajtojmë, por edhe edukojmë të vegjlit mbi rëndësinë e shëndetit të tyre oral. Mjekja stomatologe dr. Dorina Gegprifti është aty me të vegjlit në përkujdesje të vazhdueshme.
