Drejtori

Jeta Deda
Drejtor i Përgjithshëm

Jeta Deda mban titullin Master Shkencor në të Drejtë Penale nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe është specializuar në të Drejtën e Punës nga Universiteti i Napolit Federico II, Itali.

Para marrjes së detyrës si Drejtore e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në dhjetor 2023, ka punuar si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vitet 2021- 2023.

Ka punuar më parë si Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësise në Ministrinë e Brendshme, Analiste e Kryeministrit të Shqipërisë në Kabinetin e Kryeministrit, Ndihmëse e Kryeministrit dhe si Specialiste (juriste) në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Qytetarët në Kryeministri.

Ështe angazhuar si konsulente e pavarur në një kompani britanike këshillimi strategjik (Global Counsel), lidhur me politikat kombëtare të shëndetësisë. Për disa kohë ka qenë pedagoge e jashtme e lëndës “E drejtë pune” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Ka një angazhim të hershëm si vullnetare, bashkëpunëtore, anëtare bordi në shoqërinë civile me organizata të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të gruas dhe të riut në shoqëri, integrimin evropian, dialogun ndërfetar dhe lirinë e besimit në organizata si Parlamenti Rinor Europian, Shoqata Shqiptare Gruaja Kryefamiljare, Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Edukimin Joformal, Këshillin Ndërfetar Shqiptar, Aleancën Botërore të Gruas për Familjen dhe Jetën, Fetë për Paqen, Në dobi të Gruas Shqiptare.

Është kualifikuar në trajnime dhe programe të ndryshme në fushat e politikave integruese, bashkëpunimin rajonal, drejtësinë transparente e efektive, të drejtat e njeriut, etj., nga programe te mbeshtetura e iniciuara nga Bashkimi Europian, USAID,  European Movement Albania, Fondacioni Shoqëria e Hapur, etj..

Flet rrjedhshëm anglisht e italisht dhe njeh mirë gjermanishten, spanjishten e frëngjishten.

Kontakt: jeta.deda@oshksh.gov.al