Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, znj. Jeta Deda, mirëpriti në një takim përfaqësues të FRONTEX-it, të Qeverisë Belge dhe Caritas Albania, në kuadër të vizitës së delegacionit në Shqipëri.
Në fokus të takimit ishte aksesi i shtetasve shqiptarë të kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian në shërbimet shëndetësore, veçanërisht në nivel komunitar, si dhe mbështetja e rasteve që kërkojnë ndërhyrje dhe ndjekje specifike.
Gjatë diskutimit u ndanë eksperienca mbi mekanizmat e referimit dhe koordinimit institucional, rolin e strukturave shëndetësore vendore dhe rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synim garantimin e një aksesi sa më të shpejtë dhe efektiv në kujdesin shëndetësor për personat në nevojë.
OSHKSH konfirmoi gatishmërinë për vijimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në funksion të një procesi sa më të qëndrueshëm të riintegrimit dhe mbështetjes së qytetarëve shqiptarë të kthyer.