Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- DREJTORIA QENDRORE OSHKSH
DREJTORIA E HARMONIZIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
SEKTORI I HARMONIZIMIT TË KUADRIT RREGULLATOR
Pozicioni: Përgjegjës Sektori 1 (një) punonjës
Konkursi i shpallur për pozicionin vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Drejtorinë e Harmonizimit të Kujdesit Shëndetësor në Drejtorinë Qëndrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, mbyllet me kandidature fituese znj. Hygerta Goxhaj, e cila eshte vleresuar me nje total prej 73 pikesh.
- DREJTORIA QENDRORE OSHKSH
DREJTORIA E HARMONIZIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
SEKTORI I HARMONIZIMIT TË KUADRIT RREGULLATOR
Pozicioni: Specialist 1 (një) punonjës
Konkursi i shpallur për pozicionin vakant “Specialist” në Sektorin e Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Drejtorinë e Harmonizimit të Kujdesit Shëndetësor në Drejtorinë Qëndrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, mbyllet me kandidature fituese znj. Xhuljana Trimi, e cila eshte vleresuar me nje total prej 74 pikësh.
- DREJTORIA QENDRORE OSHKSH
DREJTORIA E HARMONIZIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
SEKTORI I HARMONIZIMIT TË STRATEGJIVE DHE PROGRAMEVE
Pozicioni: Specialist 1 (një) punonjës
Publikohet lista emerore e kandidateve te kualifikuar qe kane aplikuar ne konkursin e shpallur me date 04.04.2024.