DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 9 (nëntë) vendeve të lira në pozicionin si vijon:
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I MENAXHIMIT TË TEKNOLOGJISË
Pozicioni: Specialist Biomjekësor 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI TEKNIK
Pozicioni: Specialist i Lartë 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I KOSTOS
Pozicioni: Operator (Provizor) (1) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR VLORË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT MENDOR
Pozicioni: Psikolog 1 (një) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PËRMET
QENDRAT SHËNDETËSORE PETRAN-ÇARSHOVË
Pozicioni: Ekonomistme kohë të pjesshme (1) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PËRMET
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR
Pozicioni: Shef Shërbimi(1) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR SARANDË
SEKTORI MBËSHTETËS
Pozicioni: Mirëmbajtës/Lulishtar (1) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR SARANDË
SEKTORI MBËSHTETËS
Pozicioni: Sanitare (1) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR MALLAKASTËR
QENDRA SHËNDETËSORE FRATAR
Pozicioni: Shofer Autoambulance 1 (një) punonjës