Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Kujdesit Shëndetësor të Shërbimit në Banesë në bashkëpunim me HAP vijoi me dhurimin e çantave mjekësore për 649 mjekë dhe infermierë familje në qendra shëndetësore në Tiranë, Durrës, Mat, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër.
Çantat përmbajnë rreth 13 instrumente mjekësore të cilat do t’i vijnë në ndihmë mjekëve dhe infermierëve të familjes për t’i shërbyer sa më mirë pacientëve.
Mirënjohje për stafet mjekësore, të cilët kontribuojnë çdo ditë për një shërbim më të mirë ndaj pacientëve.