DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KRUJË
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Pozicioni: Specialist Statistike 1 (një) punonjës.
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KRUJË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR
Pozicioni: Specialist i Shëndetit Mjedisor në Laboratorin Fiziko-Kimik në Shërbimin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor 1 (një) punonjës.
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KRUJË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR
Pozicioni: Bakteriolog (Mjek/Biolog) në Laboratorin Mikrobiologjik në Shërbimin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor 1 (një) punonjës.
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR MAT
SEKTORI MBËSHTETËS
Pozicioni: Përgjegjës sektori (Nënpunës zbatues) 1 (një) punonjës.