DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi provizor në pozicionin si vijon:
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME
Pozicioni: Jurist 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHENDETËSOR MALËSI E MADHE
SEKTORI I SHËRBIMIT MBËSHTETËS
Pozicioni: Operator 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL SHKODËR
SEKTORI I MENAXHIMIT TË TEKNOLOGJISË
Pozicioni: Specialist Biomjekësor 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL SHKODËR
SEKTORI I MENAXHIMIT TË TEKONOLOGJISË
Pozicioni: Operator 1 (një) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KURBIN
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Pozicioni: Protokoll/Arkivë 1 (një) punonjës