DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”,“Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë pune në pozicionin si vijon:
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LUSHNJË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR
Pozicioni: Teknik shkencash shëndetësore (Laborant kimist) 1(një) punonjës
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I SHËRBIMEVE MJEDISORE
Pozicioni: Sanitare 2 (dy) punonjëse
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR LUSHNJË
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Punonjës Hotelerie (Kuzhinier/rrobalarës, etj)
Pozicioni: Kuzhinier 1 (një) punonjës