Nisur nga lajmet e publikuara në media për ndërprerje të kontratave të specializantëve, Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor sqaron si vijon:
Të gjithë mjekët e përgjithshëm, që fitojnë konkursin e specializimit në Fakultetin e Mjekësisë, zbatojnë Rregulloren e Specializimeve Afatgjata të Universitetit të Mjekësisë, sipas të cilës, programi i specializimit afatgjatë, është program me kohë të plotë studimesh dhe praktike pune, 40 orë/javë, pranë strukturave ku është përcaktuar të ndjekë programin e specializimit. Përfshirja në aktivitetin kliniko-profesional fillon që me fillimin e programit të studimit të specializimeve afatgjata*

Specializantët që nisin ciklin afatgjatë të specializimeve në Mjekësi, nëse janë në marrëdhënie pune, ndërpresin kontratën e punës dhe lidhin kontratë të re me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Universitetin për kryerjen e specializimit afatgjatë sipas kuotave të përzgjedhura.
Të gjitha vendet vakante të krijuara, plotësohen nga mjekët që rezultojnë fitues në listën e pritje të shpallur në portalin mjeke.shendetesia.gov.al.

Rregullore e specializimeve e perditesuar.pdf