DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.” si dhe në zbatim të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet qeverisë Shqiptare dhe qeverisë Turke për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 95 datë 7.12.2021 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë”, në mbështetje të strukturës analitike të miratuar nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale  me Nr.255/1 Prot.,date 13.02.2023:

Për nevoja emergjente të Spitalit Rajonal Vlorë njoftojmë shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin  specialist/e  jurist  në  Sektorin  Juridik   (me kontratë të përkohshme 3-mujore deri në në vit, në varësi të  përfundimit  të procesit të autonomisë financiare) në pozicionin si vijon:

 

  • SPITALI RAJONAL VLORË

SEKTORI JURIDIK

Pozicioni: Specialist/Jurist 1 (një) punonjës – Me kontratë të përkohshme

(Shiko Njoftimin)