DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.”, njofton shpalljen e  vendeve të lira në pozicionin si vijon:

–  SPITALI BASHKIAK POGRADEC

   Pozicioni: Farmacist 1 (një) punonjës -Provizor

 

–  NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LIBRAZHD

   SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

   Pozicioni:  Ndihmës higjenist -1 (një) punonjës

 

–  NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR BERAT

   QENDRA SHËNDETËSORE SINJË

  Pozicioni: Ekonomist me kohë të pjesshme 1 (një) punonjës

 

–  QENDRA SPITALORE RAJONALE BERAT

   DREJTORIA E KUJDESIT DHE KOORDINIMIT ME PACIENTIN, PAJISJET DHE HOTELERINË

   SEKTORI I SEKTORI I KUJDESIT DHE KOORDINIMIT ME PACIENTËT

   Pozicioni: Përgjegjës Sektori 1 (një) punonjës

 

SHIKO NJOFTIMIN