NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR MALLAKASTËR
QËNDRA SHËNDETËSORE NGRACAN
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR MALLAKASTËR
QËNDRA SHËNDETËSORE NGRACAN
Pozicioni: Ekonomist (1) punonjës
Arsimi:
Arsimi i lartë Ekonomik. Gjuhë e huaj BE. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Përvoja:
Preferohet të jetë njohës i sistemit të shëndetësisë.
Njohuri dhe aftësi:
Njohuri shumë të mira të procedurave administrative. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office si dhe të procedurave dhe dhe legjislacionit në fuqi që rregullon financat e sektorit publik.
Njohuri të mira të standarteve kombetare të kontabilitetit si dhe të programeve kompjuterike financiare, njohës i mirë i ligjit të menaxhimit financiar.
Aftësi shumë të mira analitike. Aftësi shumë të mira koordinuese dhe pune në grup. I aftë të përmbushë me korrektësi dhe në kohë detyrat e ngarkuara. Motivues për stafin që drejton. Bashkëpunues me të gjitha nivelet e Drejtorisë.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës si vijon:
Kërkesë personale për pozicionin ku do të aplikoje
Curriculum vitae
Kartën e identitetit/pasaporte (kopje)
Diploma e shkollës (kopje e noterizuar)
Listë notash (kopje e noterizuar)
Libreze pune (kopje e plotë e saj)
Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja të mbrojtura
Studime shtesë (master profesional/shkencor/diplomë shtesë…)
Trajnime dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën
Aplikimet pranohen nga data 04.11.2019 deri më datë 11.11.2019, perfshirë të dyja këto data.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrave të NJVKSH Mallakastër sipas një formati i cili parashkruan të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialist që merr në dorëzim kërkesën dhe aplikanti.
Procesi i rekrutimit përmban tre faza vlerësimi nga Komisioni i Vlerësimit:
1.Vlerësimi i dosjes
2.Vlerësimi me shkrim
3.Vlerësimi i intervistës me gojë
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Vlerësimit shqytron paraprakisht dosjet e kandidatëve duke kaluar dosjet të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Lista emërore e kandidatëve, dosjet e të cilëve kalojnë në fazën e dytë, do të bëhen publike në adresën zyrtare të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së, për të vijuar më tej me zhvillimin e dy fazave të mëpasshme për të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e përcaktuara.
Në përfundim të tre fazave, shumatorja e pikëve (100 pikë) përcakton listën e fituesve sipas pozicionit të shpallur.
Lista me kandidatët fitues qëndron e shpallur për 5 (pesë) ditë kalendarike në faqen zyrtare të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së.
Çdo kandidat ka të drejtën për ankimim të procedurës jo më vonë se 48 orë nga shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur. Ankimimi depozitohet me shkrim pranë Institucionit Shëndetësor ku është kryer aplikimi për vendin e lirë të punës.
Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore është struktura përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të rekrutimit dhe hartimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës.