DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 4 (katër) vendeve të lira në pozicionin si vijon:

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH  TIRANË

NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KRUJË

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Specialist Finance (1) punonjës

 

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË

DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KRUJË

SEKTORI MBËSHTETËS

Pozicioni: Oksigjenist  Kaldaist(1) punonjës

 

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË

DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KRUJË

SEKTORI MBËSHTETËS

Pozicioni: Mirëmbajtës (1) punonjës

 

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË

DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KAVAJË

Pozicioni: Shofer Autoambulance 1 (një) punonjës

(Shiko Njoftimin)