DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995  “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë të punës në pozicionin si vijon:

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PUKË

 SEKTORI I SHERBIMIT TË PEIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

 Pozicioni: Epidemiolog 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR MIRDITË

SEKTORI  MBËSHTETËS

Pozicioni: Sanitare 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR MIRDITË

SEKTORI I FINANCËS

Pozicioni: Recepsionist (Përgjegjës për kasën) 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL LEZHË

 Pozicioni: Koordinator i Shërbimit të Urgjencës 1 (një) punonjës

(Shiko Njoftimin)