Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), një aktivitet institucional që bëri bashkë përfaqësues të institucioneve publike, organizatave sindikale dhe partnerëve socialë.
Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan ceremonia e inaugurimit të selisë së re të KSSH-së dhe konferenca përkujtimore kushtuar rolit të sindikatave në forcimin e dialogut social dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.
Pjesëmarrja e OSHKSH-së në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimit institucional për të mbështetur dialogun social dhe për të dëgjuar zërin e organizatave sindikale në çështjet që lidhen me të drejtat, kushtet e punës dhe mirëqenien e punonjësve.
OSHKSH mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit institucional dhe promovimit të standardeve që garantojnë respektimin e të drejtave të punonjësve dhe forcimin e partneritetit me aktorët socialë në vend.
