Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.”, njofton shpalljen e pozicioneve vakante si më poshtë:
DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN
SPITALI BASHKIAK DEVOLL
Pozicioni: Specialist Statistike 1 (një) punonjës -Provizor
QENDRA SPITALORE RAJONALE BERAT
DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME
Pozicioni: Specialist Ekonomist 1 (një) punonjës
NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KORÇË
SEKTORI I MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Pozicioni: Specialist 1 (një) punonjës