Thirrje për aplikim për pozicionet Mjek dhe Infermier në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2024.
Afati i aplikimit: 22.04.2024-10.05.2024.
Aplikantët duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili i drejtohet në rrugë zyrtare në adresën:
Drejtoria Qendrore e Operatorit te Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Rruga Reshit Petrela, Kompleksi Usluga, Tiranë
Bashkëlidhur Formularit të Aplikimit, duhet të përcillet:
a) Jetëshkrim (CV)
b) Kopje ID
c) Kopje diplome (opsionale)
d) Kopje të lejes së ushtrimit të profesionit.
(Formular aplikimi per personel shendetesor QSH Verore 2024)