Në vazhdimësi të projektit “Mbështetja e Sektorit shëndetësor për të planifikuar dhe ofruar shërbime te barabarta dhe cilësore të shëndetit të nënës dhe fëmijës në 7 qarqet: Tiranë, Vlorë, Korçë, Elbasan, Lezhë, Berat dhe Kukës” i mbështetur nga UNICEF dhe OSHKSH si një nga prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) për të zhvilluar një kuadër rregullator gjithëpërfshirës për shërbimet e shëndetit të nënës, të porsalindurve dhe fëmijëve, më datë 20 Dhjetor 2023 u zhvillua një takim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor pjesë e qarkut Korçë (NJVKSH Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Devoll) dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor të këtij qarku për një bashkëpunim ndërsektorial.
Qëllimi kryesor ishte prezantimi me projektin dhe shtrirjen e tij në të gjitha NJVKSH-të e Qarkut, evidentimin e problematikave gjatë vizitave në shtëpi, praktikat e referimit dhe instrumentet referuese. Gjithashtu një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe ndarjes së praktikave të mira dhe mundësisë së zgjerimit të kësaj ndërhyrje edhe në NJVKSH të tjera.
Pas prezantimit të projektit, është dakortësuar mbi implemtemin e tij në të gjitha NJVKSH-të. Gjatë muajit janar do të zhvillohen takime në NJVKSH-të e tjera për të inicuar këtë program.