Fëmijëve të Kurbinit në shkollën e re të rikonstruktuar “Gjon Gjonaj” iu shtua një unit dentar me qëllim ekzaminimin e shëndetit të gojës të nxënësve të kësaj shkolle për gjithë nevojat që vërehen nga stomatologu i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky unit dentar u mundësua nga fondacioni “Save te Children – Albania” nëpërmjet projektit “Shkolla për shëndetin”.