Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka shpallur thirrjen për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike në profilet: infermieri, mami, teknik imazherie, teknik laboratori, fizioterapi dhe logopedi.
Nëse jeni profesionist në njërin nga këto profile dhe dëshironi të kontribuoni në institucionet shëndetësore publike, aplikoni në portalin “Infermier për Shqipërinë” nga data 22 gusht – 5 shtator 2024.
Kalendari i testimit të informatizuar do të publikohet në portalin “Infermier për Shqipërinë”.
Vlerësimi i kandidatit kalon në 2 faza:
- Vlerësimi i dosjes – 30 pikë,
- Testimi i informatizuar – 70 pikë.
Kalendari i testimit (i përgatitur nga Qendra e Shërbimeve Arsimore) publikohet dhe në portalin “Infermier për Shqipërinë”.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit tuaj profesional dhe përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.