DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I TEKNIKËS
Pozicioni: Oksigjenist 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I SHËRBIMEVE MJEDISORE
Pozicioni: Sanitare 1 (një) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR FIER
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETIT PARESOR
Pozicioni: Mjek 1 (një) punonjës
- SPITALI RAJONAL FIER
SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE
Pozicioni: Specialist i Edukimit në Vazhdim 1 (një) punonjës