DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT TË SHËNDETIT MALLAKASTËR

SEKTORI I SHËRBIMIT TË KUJDESIT PARËSOR

Pozicioni: Mjek Stomatolog 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL VLORË

SEKTORI TEKNIK

Pozicioni:  Specialist i lartë 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL VLORË

SEKTORI I KOSTOS

Pozicioni:  Specialist i lartë Ekonomist 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL FIER

SEKTORI I TEKNIKËS

Pozicioni: Oksigjenist 1 (një) punonjës

 

(Shiko Njoftimin)