DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KUKËS
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Pozicioni: Specialist Investimesh 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PUKË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT PARËSOR
Pozicioni: Infermier provizor – 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PUKË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR
Pozicioni: Teknik shkencash shëndetësore (Teknik në Laboratorin e Epidemiologjisë)- Provizor – 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR
QENDRA SHËNDETËSORE BUSHAT
Pozicioni: Shofer Ambulance 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PUKË
SEKTORI I SHËRBIMIT MBËSHTETËS
Pozicioni: Specialist Statistike 1 (një) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR MIRDITË
SEKTORI MBËSHTETËS
Pozicioni: Oksigjenist 1 (një) punonjës