DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi  provizor në pozicionin si vijon:

  • SPITALI RAJONAL BERAT

SEKTORI I KUJDESIT DHE KOORDINIMIT ME PACIENTËT

Pozicioni: Specialist për kontrollin e infeksioneve spitalore 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL BERAT

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Teknik 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL BERAT

SEKTORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Pozicioni: Specialist Biomjekësor 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT PARËSOR

SEKTORI I MBIKQYRJES SË SHËRBIMIT PARËSOR

Pozicioni: Specialist 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KORÇË

SEKTORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR

Pozicioni: Mjek 1 (një)

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR POGRADEC

SEKTORI MBËSHTETËS

Pozicioni: Rrobalarës 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KOLONJË

QENDRA SHËNDETËSORE QENDËR

Pozicioni: Ekonomist me kohë të pjesshme 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KOLONJË

QENDRA SHËNDETËSORE MOLLAS

Pozicioni: Ekonomist me kohë të pjesshme 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR LIBRAZHD

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Punonjës Mirëmbajtje (Kaldaist) 1 (një) punonjës

 

(Shiko Njoftimin)