DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- SPITALI PSIKIATRIK VLORË
SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE
Pozicioni: Shef Sektori 1 (një) punonjës
- SPITALI PSIKIATRIK VLORË
Pozicioni: Sekretar/e 1 (një) punonjës
- SPITALI PSIKIATRIK VLORË
SHTËPIA E MBËSHTETUR NR. 2
Pozicioni: Kujdestar 1 (një) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR PËRMET
SEKTORI MBËSHTETËS
Pozicioni: Magazinier 1 (një) punonjës
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SARANDË
SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR
Pozicioni: Teknik Shkencash Shëndetësore (Teknik në Laboratorin e Epidemiologjisë) 1(një) punonjës