DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHENDETËSOR ELBASAN

QENDRA SHËNDETËSORE NR. 2 ELBASAN

Pozicioni: Sanitare 1 (një) punonjës

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KORÇË

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Teknik i Shkencave Mjekësore (Laborant) 1(një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETSOR KORÇË

SEKTORI I SHËRBIMIT STOMATOLOGJIK

Pozicioni: Mjek Stomatolog 1 (një) punonjës

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR  BERAT

SEKTORI I SHËRBIMIT TË KUJDESIT PARËSOR 

Pozicioni: Infermier 1 (një) punonjës

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR BERAT

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Specialist Finance 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL BERAT

SEKTORI I KUJDESIT DHE KOORDINIMIT ME PACIENTËT

Pozicioni: Specialist për kontrollin e infeksioneve spitalore 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR LIBRAZHD

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Punonjës Mirëmbajtje (Kaldaist) 1 (një) punonjës

 

(Shiko Njoftimin)