DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 6 (gjashtë) vendeve të lira në pozicionin si vijon:
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KAVAJË
SEKTORI I FINANCËS
Pozicioni: Përgjegjës i Sektorit të Financës(1) punonjës
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KRUJË
SHËRBIMI I KIRURGJISË
Pozicioni: Shef Sherbimi 1 (një) punonjës
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KRUJË
SHËRBIMI I OBSTETRIKË-GJINEKOLOGJISË
Pozicioni: Shef Sherbimi 1 (një) punonjës
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KRUJË
SHËRBIMI I MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME
Pozicioni: Shef Sherbimi 1 (një) punonjës
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR TIRANË
QENDRA SHËNDETËSORE NR. 2
Pozicioni: Sanitare (1) punonjës
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË
NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR DURRËS
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Pozicioni: Sanitare (1) punonjës