Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 583, datë 31.07.2019 “Për proçedurat e punesimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- Specialist pranë Sektorit të Ofrimit të Shërbimeve Shëndetësore/Drejtoria e Ofrimit të Kujdesit Shëndetësor
Arsimi:
Arsim i Lartë, preferohet profil Mjkekësi dhe Shëndet Publik. Preferohet gjuhe e huaj BE. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Përvoja:
Preferohet përvojë pune e mëparëshme.
Njohuri dhe aftësi:
Preferohet të ketë njohuri në fushën e shëndetësisë. Aftësi të mira vlerësuese dhe analitike. I aftë të identifikojë problematika të hasura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, qofshin këto cilësore, sasiore apo infrastrukturore dhe të propozojë zgjidhje për to tëk eprori i drejtëpërdrejtë. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup. I aftë të përmbushë me korrektësi dhe në kohë detyrat e ngarkuara.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës sipas kritereve çdo pozicion të shpallur:
Kërkesë personale për pozicionin ku do të aplikoje
Curriculum vitae
Kartën e identitetit/pasaporte (kopje)
Diploma e shkollës (kopje e noterizuar)
Listë notash (kopje e noterizuar)
Libreze pune (kopje e plotë e saj)
Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja të mbrojtura
Studime shtesë (master profesional/shkencor/diplomë shtesë…)
Trajnime dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën
Aplikimet pranohen nga data 09.08.2019 deri më datë 23.08.2019, perfshirë të dyja këto data.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së së Arkiv/Protokollit të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së,sipas një formati i cili parashkruan të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialist i Arkiv/Protokollit dhe aplikanti.
Procesi i rekrutimit përmban tre faza vlerësimi nga Komisioni i Vlerësimit:
- Vlerësimi i dosjes
- Vlerësimi me shkrim
- Vlerësimi i intervistës me gojë
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Vlerësimit ngritur me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të OSHKSH-së, shqytron paraprakisht dosjet e kandidatëve duke kaluar dosjet të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Pikët e marra nga vlerësimi i dosjeve të kandidatëve aplikues do të bëhen publike në adresën zyrtare të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së deri më datë 28.08.2019, për të vijuar më tej me zhvillimin e dy fazave të mëpasshme për të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e përcaktuara.
Në përfundim të tre fazave, shumatorja e pikëve (100 pikë) përcakton listën e fituesve sipas pozicionit të shpallur.
Lista me kandidatët fitues qëndron e shpallur për 7 (shtatë) ditë kalendarike në faqen zyrtare të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së.
Çdo kandidat ka të drejtën për ankimim të procedurës jo më vonë se 48 orë nga shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur. Ankimimi depozitohet me shkrim pranë Arkivë/Protokollit të Drejtorisë Qendrore.
Drejtoria Qendrore zbaton procedurën e shqyrtimit të ankesave duke ndjekur të gjitha afatet ligjore.
Pas përfundimit të procedurës, Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore, bazuar në proces verbalet si dhe materialet e tjera të konkurimit dërguar nga Komisioni i Vlerësimit, harton aktin e emërimit dhe kontratën individuale të punës bazuar në Rregulloren e Brendshme të OSHKSH-së dhe përshkrimin e punës, akte të cilat ja përcjell Drejtorit të Përgjithshëm për nënshkrim sipas dispozitave të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë dhe dispozitave të tjera ligjore në fuqi.
Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore është struktura përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të rekrutimit dhe hartimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës.
DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
SEKTORI I ADMINISTRIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE