DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR TROPOJË

SEKTORI MBËSHTETËS

Pozicioni: Përgjegjës Sektori  (1) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR

QENDRA SHËNDETËSORE NR. 3 SHKODËR

Pozicioni: Ekonomist 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Mjek/Specialist për Shëndetin Mjedisor  (1) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR HAS

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLGOJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Kryevaksinator (1) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KUKËS

QENDRA SHËNDETËSORE KUKËS

Pozicioni: Sanitare (2) punonjës

(Shiko Njoftimin)