DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

 Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995  “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 7 (shtatë) vendve të lira të punës në pozicionin si vijon:

 

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH  ELBASAN

SPITALI RAJONAL BERAT

 Pozicioni: Farmacist 1 (një) punonjës

 

  • DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK

 SEKTORI I INFORMACIONIT DHE PLANIFIKIMIT

Pozicioni: Specialist  1 (një) punonjës

 

  • DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

 SEKTORI I INFORMACIONIT, PLANIFIKIMIT DHE MONITORIMIT TË SHËNDETIT PUBLIK.

Pozicioni: Specialist  1 (një) punonjës

 

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KUÇOVË

 SEKTORI I EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Teknik Shkencash Shëndetësore (Ndihmës Higjenist) (1) punonjës

 

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KOLONJË

 SEKTORI I SHËRBIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR

Pozicioni: Shef Shërbimi (1) punonjës

 

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KUÇOVË

 SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Shef Shërbimi (1) punonjës

 

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR POGRADEC

 SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Specialist i Shëndetit Mjedisor (1) punonjës

 

Shiko Njoftimet