DREJTORIA RAJONALE OSHKSH TIRANË

 Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.”, njofton shpalljen e vendeve të lira në pozicionin si vijon:

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KAVAJË

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

 Pozicioni:  Ndihmës Epidemiolog -1 (një) punonjës

 

  •  SPITALI RAJONAL DIBËR

SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE

 Pozicioni: Specialist i Edukimit në vazhdim 1 (një) punonjës

 

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR DURRËS

 QENDRA SHËNDETËSORE Nr. 5

 Pozicioni: Ekonomist me kohë të pjesshme 1 (një) punonjës

 

  • SPITALI RAJONAL DURRËS

SEKTORI I TEKNIK

 Pozicioni: Inxhinier nafte 1 (një) punonjës

Shiko njoftimin