DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.”, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK DHE EDUKIMIT SHËNDETËSOR
SEKTORI I EDUKIMIT SHËNDETËSOR
Pozicioni: Specialist i Edukimit në Vazhdim 1 (një) punonjës