Trajnimi për Transportimin e Substancave Infektive përfundoi me sukses!
 
Nga data 10 deri më 12 Shtator 2024, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), u organizua një trajnim i specializuar në Tiranë për transportimin e substancave infektive. Ky event përfshiu ekspertë dhe profesionistë nga laboratoret e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në mbarë Shqipërinë.
Znj Jeta Deda, Drejtoreshë e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, mbajti fjalen pershendetese, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj iniciative për përmirësimin e shëndetit publik dhe sigurinë e transportimit të materialeve infektive. Trajnimi përgatiti profesionistë laboratorikë me njohuritë dhe aftësitë më të fundit për të përmbushur standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe OBSh për mbështetjen dhe angazhimin në këtë iniciativë jetësore për shëndetin publik.