DREJTORIA RAJONALE OSHKSH VLORË

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”,“Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë pune në pozicionin si vijon:

  • SPITALI RAJONAL FIER

SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE

Pozicioni: Specialist  i Edukimit në Vazhdim 1(një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL GJIROKASTËR

SEKTORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Pozicioni: Specialist Biomjekësor 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL GJIROKASTËR

Pozicioni: Protokoll/Arkivë  1 (një) punonjës

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PËRMET

QENDRA SHËNDETËSORE KËLCYRË DHE DESHNICË

Pozicioni: Recepsionist/operator/arkë 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SARANDË

SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Pozicioni: Teknik  i mesëm/Punonjës Mirëmbajtje 1(një) punonjës

  • NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR FIER

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHENDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Teknik  i zinxhirit ftohës 1(një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL GJIROKASTËR

SEKTORI I  HOTELERISË

Pozicioni: Punonjës hotelerie (pjatalarës) 2 (dy) punonjës

  • SPITALI RAJONAL GJIROKASTËR

SEKTORI I SHËRBIMIT MJEDISOR

Pozicioni: Sanitare 3 (tre) punonjës

 

(Shiko Njoftimin)