DREJTORIA RAJONALE OSHKSH SHKODËR
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
- NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR
SHËRBIMI I SHËNDETIT MENDOR KOMUNITAR
Pozicioni: Kujdestar (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË SHËNDETIT MENDOR ME SHTRETËR
Pozicioni: Sanitare 1 (një) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR MIRDITË
SEKTORI I FINANCËS
Pozicioni: Specialist Ekonomist 1 (një) punonjës
- DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR MIRDITË
SEKTORI TEKNIK – MBËSHTETËS
Pozicioni: Punonjës shërbimi (pjatalarës) 1 (një) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR PUKË
SEKTORI I SHËRBIMIT SHËNDETËSOR PARËSOR DHE VLERËSIMIT TË CILËSISË
Pozicioni: Shef Shërbimi (1) punonjës
- NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR
SEKTORI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT MENDOR ME SHTRETËR
Pozicioni: Infermier – 1 (një) punonjës