Njoftim: 
THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË POZICIONET “MJEK” DHE “INFERMIER” NË QENDRAT SHËNDETËSORE TË ZONAVE TURISTIKE GJATË SEZONIT VEROR 2026
Afati i aplikimit: 20.04.2026-27.04.2026 (ora 08:00-16:30), përfshirë të dyja këto data.
Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili i drejtohet në rrugë zyrtare në adresën:
Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Rruga “Marubi”, Laprakë, Tiranë
Bashkëlidhur Formularit të Aplikimit, duhet të përcillet:

a) Jetëshkrim (CV)

b) Kopje ID

c) Kopje diplome (e detyrueshme)

d) Kopje të licencës (e detyrueshme)

e)Kopje të Librezës së Punës, Dokumenta të tjerë plotësues (opsionale)