Më 19 nëntor 2024, në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, u zhvillua një leksion i hapur në kuadër të projektit të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Tema e projektit, “Vlerësimi i punimeve protetike totale të lëvizshme të përgatitura nëpërmjet masës terciare përkundrejt metodës konvencionale”, tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të fushës së stomatologjisë.
Leksioni u drejtua nga Prof. Dr. Edit Xhajanka, i cili trajtoi me detaje përfitimet dhe sfidat e përdorimit të masës piezografike (terciare) për të arritur retension optimal të protezave totale. Gjatë prezantimit, u krahasuan teknikat tradicionale dhe ato të avancuara, duke u fokusuar në avantazhet dhe disavantazhet përkatëse.
Në këtë aktivitet morën pjesë mjekë stomatologë nga Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Tiranë dhe Lezhë.
Lista e pjesëmarrësve përfshinte:
Përfaqësues nga Drejtoria Qendrore e OSHKSH:

Aida Xhani

Endri Jashari

Përfaqësues nga NJVKSH Tiranë:

Entela Metani

Eni Blushi

Albion Tershalla

Esmeralda Bajraktari

Përfaqësues nga NJVKSH Lezhë:

Kristjana Fetaj

Orsa Xhuvani

Arsona Hoxhiqi

Flavia Llusho

Kjo ngjarje shënoi një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të teknologjive të reja dhe përmirësimit të praktikave klinike në stomatologji. Përfshirja e profesionistëve nga strukturat e OSHKSH theksoi angazhimin për përhapjen e njohurive dhe praktikave inovative në të gjithë sistemin shëndetësor.
Ky aktivitet përfaqëson një tjetër shembull të bashkëpunimit të suksesshëm mes akademisë dhe institucioneve shëndetësore për të garantuar ofrimin e shërbimeve të standardizuara dhe cilësore për pacientët në të gjithë vendin.