DREJTORIA RAJONALE OSHKSH ELBASAN

Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

 

  • SPITALI RAJONAL ELBASAN

SEKTORI I ADMINISTRIMIT DHE PLANIFIKIMIT SPITALOR

Pozicioni: Përgjegjës sektori 1 (një) punonjës

  • SPITALI PSIKIATRIK ELBASAN

Pozicioni: Shef Teknik dhe Hotelier 1 (një) punonjës.

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KOLONJË

SEKTORI I FINANCËS

Pozicioni: Përgjegjës 1 (një) punonjës.

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR KOLONJË

QENDRA SHËNDETËSORE ÇLIRIM-MOLLAS

Pozicioni: Ekonomist me kohë të pjesshme 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KOLONJË

Pozicioni: Farmacist 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR BERAT

SEKTORI I SHËRBIMIT STOMATOLOGJIK

Pozicioni: Mjek Stomatolog 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KUÇOVË

SEKTORI I FINANCËS

Pozicioni: Specialist i lartë (Ekonomist) 1 (një) punonjës

  • NJESIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR SKRAPAR

SEKTORI I SHËRBIMIT TË EPIDEMIOLOGJISË DHE SHËNDETIT MJEDISOR

Pozicioni: Epidemiolog 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR SKRAPAR

SEKTORI I FINANCËS

Pozicioni: Specialist Ekonomist 1 (një) punonjës

  • SPITALI RAJONAL BERAT

SEKTORI MBËSHTETËS

Pozicioni: Koordinator Urgjence 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR POGRADEC

SEKTORI I FINANCËS

Pozicioni: Specialist Ekonomist 1 (një) punonjës

  •  DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR POGRADEC

SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE

Pozicioni: Specialist  i Edukimit në Vazhdim 1 (një) punonjës

  • DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR POGRADEC

SEKTORI I MENAXHIMIT  TË TEKNOLOGJISË

Pozicioni: Specialist Biomjekësor 1 (një) punonjës

(Shiko Njoftimin)