Më 13 dhjetor 2023, u zhvillua takimi mbi “Mbështetjen e Sektorit Shëndetësor për të planifikuar dhe ofruar shërbime të barabarta dhe cilësore të shëndetit të nënës dhe fëmijës në 7 qarqet: Tiranë, Vlorë, Korçë, Elbasan, Lezhë, Berat dhe Kukës”, organizuar nga UNICEF. Ky takim, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqesues të Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së kishte për qëllim:
- Ofrimin e shërbimit të konsultorit të fëmijës në mënyrë cilësore dhe të barabartë në të gjithë vendin nga personeli shëndetësor parësor.
- Ndërtimi i një sistemi të përmirësuar të informacionit që ofron të dhënat e nevojshme për të përmirësuar cilësinë për shërbimet e konsultorit të fëmijës.
- Bashkëpunimin ndërsektorial të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe sektorit të Mbështetjes Sociale në pushtetin lokal.
- Mbështetjen e familjeve për përfitimin e njohurive dhe praktikave të kujdesit për fëmijët e moshës 0-6 vjeç dhe përfitimet e mbrojtjes sociale për familjet në nevojë.
Zhvillimi i këtij projekti synon të shtrihet në të 4 (katër) Drejtoritë Rajonale OSHKSH, duke trajnuar dhe mbështetur personelin shëndetësor me mbështetjen e UNICEF, MSHMS dhe OSHKSH.
Implementimin i projekti në Qendrat Shëndetësore ka rezultuar i suksesshëm me pajisjen me mjete të nevojshme standarte si check-lista, fletore e fëmijës, peshore, matës gjatësie etj..