Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzim nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzim nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

  • OPERATORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

DREJTORIA QENDRORE

Pozicioni: Zëvendësdrejtor 1 (një) punonjës

(Shiko Njoftimin)

Komisioni i Vleresimit DQOSHKSH ka kualifikuar si kandidat per Faza II te konkursit te shpallur  per vendin vakant ne pozicionin Zevendesdrejtor i Pergjithshem prane Drejtorise Qendrore OSHKSH:

Z.Entel Agolli

Faza II, Testimi me shkrim, do te zhvillohet diten e enjte, date 14.04.2022, ora 10:00, prane Drejtorise Qendrore te Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor Tirane.

 

Komisioni i Vlerësimit DQOSHKSH ka kualifikuar si kandidat për Faza III të konkursit të shpallur për vendin vakant në pozicionin Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë Qendrore OSHKSH:

Z.Entel Agolli.

Faza III, Intervista, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 20.04.2022, ora 10:00, pranë Drejtorisë Qendrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

 

Komisioni i Vleresimit te DQOSHKSH ka kualifikuar kandidatin  Entel Agolli si fitues i konkursit te shpallur per pozicionin Zevendesdrejtor i Pergjithshem prane Drejtorise Qendrore OSHKSH.