Koordinator Antikorrupsion

“Lufta kundër korrupsionit nuk përbën vetëm një prioritet për Qeverinë Shqiptare, por është edhe një nga 5 prioritetet kyçe që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit në familjen evropiane. Ministri i Drejtësisë/Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit është njëkohësisht edhe kryetar i Task-Forcës Ndërinstitucionale Kundër Korrupsionit.
Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion është një strukturë nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit, Ministrit të Drejtësisë. Me urdhrin nr. 106, datë 25.07.2019 të Kryeministrit,“Për krijimin, përbërjen dhe funksionimin e Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion, të ndryshuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 86, datë 25.06.2020, përcaktohet krijimi dhe funksionimi i kësaj strukture.

Objektivi i kësaj strukture është lufta kundër çdo lloj forme të korrupsionit dhe forcimi i besimit te qytetarët për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit.
Koordinatori i rrjetit Antikorrupsion do të jetë avokati i qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, duke marrë dhe verifikuar denoncimet e tyre për veprimet korruptive. Pjesë e rregullimeve të procese të punës është dhe ruajtja e anonimatit të çdo denoncuesi si dhe garancia në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përpunimit të informacionit. Qytetarët do të jenë aleatët e koordinatorëve në identifikimin dhe adresimin e rasteve korruptive, pasi janë ata që marrin shërbimet në këto institucione.
Lufta e suksesshme kundër korrupsionit është e mundur duke vepruar bashkë, përmes angazhimit aktiv të qytetarëve në denoncimin e rasteve korruptive, si dhe ndjekjen e ndërmarrjen e masave ndëshkuese për personat përgjegjës!

Mos lejo që një akt korrupsioni të njollosë të gjithë administratën dhe imazhin e çdo zyrtari që punon me ndershmëri!

Të dhënat e Koordinatorit:

Email: alfiora.fortuzi@drejtesia.gov.al

Email:koordinatori.ak@drejtesia.gov.al