Drejtori

Znj. Mirela Hasanaj ka lindur më 23 Qershor të vitit të 1977. Është nënë e një vajze.

Znj. Hasanaj është emëruar Drejtore e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor më 15 Janar të 2019. Mban titullin Doktor në Shkencat Mjekësore nga Universiteti i Sofjes, Bullgari. Po aty ka kryer edhe studimet universitare dhe pas universitare, ndërkohë edhe nga Universiteti i Modenas posedon një diplomë post-universitare. Angazhim akademik që e vijon edhe sot duke qenë e atashuar pranë Universitetit të Mjekësisë si lektore.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, përveçse ka ushtruar profesionin si mjeke alergologe, ka mbajtur poste kyçe dhe me shumë përgjegjësi si:

Nën Drejtore e Spitalit Universitar Nënë Tereza (2017-2019),

Drejtore e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2 (2014-2017),

Kryetare e Komitetit te Etikese “Per studimet Klinike” prej vitit 2012

Zëvendes-Presidente e Shoqatës së Mjekëve Specialist prej vitit 2009 etj.

Një karrrierë e mbushur me angazhime dhe aktivitet akademike, botime dhe referime në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, poste drejtuese me shumë përgjegjësi ku ia ka dalë të lërë gjurmë falë punës, vullnetit dhe ekspertizës së saj.